Dueli i së dielës mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të jetë një sfidë e hapur pasi të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e cila do t’i japë shpresa për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër në ‘Euro 2016’.
Trajneri i Rumanisë, Angel Jordanesku kërkon me çdo kusht firoren ndaj Shqipërisë por thekson se ka gati ndryshimet në formacionin që do të hedhë në fushën e lojës.
“Morëm një pikë nga Zvicra dhe jemi ende në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithçka varet nga ne pasi nëse fitojmë do të kemi shanse reale për të kaluar në fazën tjetër. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Rat, Stanku dhe Pintilli me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm kundër Shqipërisë pasi vuajnë nga forma jo e mirë fizike. Kemi një skuadër me eksperiencë në vente të mëdha dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”, u shpreh, Jordanesku.