-Ekipet e anti- terrorit po hetojnë mbi vdekjen e mikut të Berezovsky i cili kishte kërkuar azil politik në Mbretërinë e Bashkuar, pas dënimit për mashtrim, raporton ‘The Guarian’-.

Një axilant Rus i cili ishte mik i ngushtë me oligarkun e fundit Boris Berezovsky është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Londër, sipas njoftimit nga miqtë.

Nikolai Glushkov është zbuluar nga familja e tij dhe miqtë të hënën në mbrëmje. Ai ishte në moshën 68 vjeç. Shkaku i vdekjes nuk është akoma i qartë. Një nga miqtë e tij, editor i një gazete, Damian Kudryavtsev, ka postuar lajmin në faqen e tij në Facebook.

Akoma pa konfirmimin e emrit të personit, policia Metropolitane tha se komanda e anti- terrorit po kryente hetimet rreth vdekjes, “si një parakusht për shkaqet që besohet se kanë shoqëruar vdekjen e  tij”.

Policia tha se nuk kishte prova në vendin e ngjarjes që e lidhin me incidentin në Salisbury, ku Sergei dhe Yulia Skripal mbeten të helmuar në kushte kritike për jetën.

Në vitin 1990s, Glushkov ka punuar për linjën ajrore shtetërore Aeroflot dhe për kompaninë ‘LogoVAZ car’ të Berezovsky. Në vitin  1999, pasi Berezovsky humbi para Vladimir Putin dhe dhe u largua për në Mbretërinë e Bashkuar, Glushkov u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim. Ai kaloi pesë vjet në burg dhe u liruar në vitin 2004.

Vitet e fundit, Glushkov ka jetuar në Londër, ku mori edhe azil politik.

Veritas.com.al/