Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan The Guardian

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin organizatën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“Rrjedha e ngjarjeve është bërë e pakthyeshme dhe Rusia nuk ka ndërmend të durojë veprimet subversive të ndërmarra nga Perëndimi, i cili shtyn për një rend të bazuar në rregulla dhe zëvendësimin e ligjit ndërkombëtar të shkelur nga Shtetet e Bashkuara, satelitët”, tha Lavrov.

Kujtojmë se Këshilli i Europës 7 ditë më parë pezulloi Rusinë nga pjesëmarrja për shkak të agresionit në Ukrainë.

Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta  gjatë gjithë kohës.