Rusia nisi të Martën atë që e quaji stërvitje ushtarake më të madhe të parë ndonjëherë, me qindra mijëra rupa që do të marrin pjesë në stërvitje krahas me ushtarët kinezë në një manifestim force kundër NATO-s si provë për një “konflikt në një shkallë të gjerë”.
Presidenti Vladimir Putin pritet të marrë pjesë në stërvitje pas një forumi ekonomik në qytetin e Vladivostok në lindjen e largët Ruse, ku edhe homologu kinez Xi Jinping është një nga të ftuarit e përhershëm.
Stërvitja ushtarake një- javore që është emërtuar si “Vostok-2018″(East-2018) ” ka nisur në Rusinë e lindjes së largët, tha ministri i Mbrojtjes.
Në këtë stërvitje marrin pjesë rreth 300,000 ushtarë, 36,000 makineri ushtarake, 80 anije dhe 1, 000 avionë, helikopterë dhe dronë.
Veritas.com.al/