Ministri rus i Transportit, Maksim Sokolov, ka thënë se Qeveria nuk beson se pas rrëzimit të aeroplanit rus Tu-154 qëndron ndonjë sulm terrorist.

Bazuar në deklaratën e ministrit rus, kjo katastrofë u shkaktua nga ndonjë gabim teknik ose nga ndonjë gabim i pilotit.  Ai ka thënë se “nuk dyshojmë” se ky ka qenë një sulm terrorist dhe se sipas tij, rrëzimi i aeroplanit u shkaktua nga gabimet teknike apo të pilotit.

Megjithatë, ministri Sokolov ka shtuar se vetëm një hetim me një komision të specializuar të Ministrisë së Mbrojtjes do të zbulonte se nga u shkaktua saktë rrëzimi i aeroplanit.

Aeroplani Tu-154 u zhduk në Detin e Zi, pak kohë pasi ishte nisur nga bregu Sochi dhe për gjetjen e trupave të pasagjerëve po zhvillohet një operacion prej 3.500 njerëzve.   Në bordin e tij gjendeshin 92 pasagjerë, shumica e të cilëve ishin anëtarë të një ansamblit rus që po udhëtonin nga Moska në bazën ushtarake ruse në Siri, për të interpretuar në festën e Vitit  të Ri.

/Veritas.com.al/