(FOTO: Konsullata e Shteteve të Bashkuara në St Petersburg është mbyllur)/

Rusia ka dëbuar 60 diplomatë të Shteteve të Bashkuara dhe ka mbyllur konsullatën amerikane në St. Petersburg në një përgjigje flakë për flakë ndaj veprimeve të Amerikës mbi rastin e helmimit të spiunit rus në Mbretërinë e Bashkuar.

Lëvizjet u bënë të njohura nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Ngjarja vjen mes grindjeve mbi përdorimin e agjentit nervin me të cilin u sulmua ish- spiuni Rus dhe e bija në Jug të Anglisë.

Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia u gjetën të pandjenja në një stol parku në qytetin Salisbury më 4 Mars.

Më shumë se 20 vende kanë dëbuar të dërguarit Rus, në solidaritet me Mbretërinë e bashkuar, e cila ka fajësuar Moskën për sulmin.

Veritas.com.al/