Nga: Andrey Ostroukh, Reuters/

MOSCOW (Reuters) – Rusia do të ulë më tej zotërimet e saj të titujve me vlerë të SHBA-së në përgjigje të sanksioneve të reja kundër Moskës por nuk ka plane për të mbyllur kompanitë amerikane në Rusi,tha ministri i Financave, Anton Siluanov në televizionin shtetëror të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Të premten, kryeministri Dmitry Medvedev tha se Rusia do të konsideronte çdo lëvizje të SHBA për të frenuar aktivitetet e bankave të saj si një “deklaratë të luftës ekonomike” dhe do të merrte veprime hakmarrëse.

Uashingtoni tha të mërkurën se do të vendoste sanksione të reja deri në fund të gushtit pasi ai të vendosë nëse Moska kishte përdorur një agjent nervor kundër një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, duke e çuar monedhën e Rusisë, rublën në minimumin e parë ndonjë herë në dy vjet.

Duke folur në një  të përjavshëm ‘talk show’ televiziv, Siluanov tha se sanksionet e reja amerikane, disa prej të cilave mund të kufizonin blerjet e bonove të qeverisë ruse, ishin “të pakëndshme, por jo fatale”.

“Ne kemi ulur në nivelin minimal dhe do të ulim më tej investimet tona në ekonominë e SHBA, në titujt e SHBA”, tha Siluanov duke hedhur dritë mbi natyrën e një rënieje të papritur të zotërimeve Ruse të bonove të Thesarit të SHBA.

Rusia ka hequr qafe  titujt e saj të thesareve të SHBA në muajt e fundit, pasi marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar, treguan të dhënat muajin e kaluar.

Rusia gjithashtu do të ketë më shumë marrëveshje në rubla dhe monedha të tjera, të tilla si euro, sesa në dollarë, tha Siluanov.

“Përfundimisht, kjo do t’i  ndikojë negativisht investitorët e SHBA. Por ne nuk po planifikojmë tani ndonjë kufizim si mbyllja e McDonalds,” tha Siluanov. Ai iu referua thirrjeve nga disa ligjvënës për të mbyllur kompanitë e shquara amerikane në Rusi që kane filluar nga 2014, kur marrëdhëniet me Perëndimin u përkeqësuan mbi aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe rolin e saj në krizën e Ukrainës.

“Qytetarët tanë punojnë në këto kompani, këto kompani paguajnë taksat në buxhetin e vendit tonë”, tha Siluanov.

Duke pranuar se sanksionet e Shteteve të Bashkuara do të nxisin inflacionin në Rusi sic dëmtojnë edhe rublen,Siluanov tha se nuk kishte plane për të ndaluar përdorimin e dollarit në Rusi.

“Natyrisht, qeveria nuk ka plane të tilla. Ky do të ishte një hap drejt një rruge pa krye”.

Veritas.com.al/