-Michael Cohen u dënua me tre vjet burg pas akuzave të prokurorisë për deklarata të pavërteta në fushën e hetimit mbi ndërhyrjen ruse-

Nga: Renato Zuccheri

Michael Cohen, ish avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, u dënua me tre vjet burgim në fushën e hetimit mbi të ashtuquajturën Russiagate

Pavarësisht nga bashkëpunimi i ofruar hetuesve amerikanë, avokati nuk ishte në gjendje t’i shpëtonte akuzave të drejtësisë amerikane, që ka vendosur kështu të dënonte avokatin 52 vjeçar të Long Island.

Cohen kishte arritur një marrëveshje me Robert Mueller, prokurorin në krye të hetimit mbi Russiagate, për t’u deklaruar fajtor për “deklaratat e pavërteta” të dhëna Kongresit për sa I përket kontakteve te tij me rusët gjatë fushatës elektorale të Trump. Sipas deklaratave të bëra në një gjykatë të Nju Jorkut, kontaktet u përdorën për të ndërtuar një Trump Tower në Moskë.

Kjo marrëveshje është në qendër të hetimit të Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Presidenti amerikan, me atë rast e cilësoi Cohen “një person të dobët”, qe po gënjente për të pasur një dënim të reduktuar. Por reduktimi i dënimit nuk u be. Dhe kështu, ish avokati i Trump do të duhet të bëjë tre vjet burg.

Veritas.com.al/