Sa pak detaje dihen deri tani, aq sa askush nuk do të donte të dinte më shumë. Gjithçka është e dhimbshme. Thjesht, fëmija 10 vjeç është zemëruar me vëllain e tij 13 vjeç dhe e ka goditur me thikë. Kaq është dashur që të marrë fund jeta e sapo nisur e 13 vjeçarit.
Sipas policisë rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veritas.com.al/