(FOTO: Mogherini e BE)/
Nga: L. Skiro/
Nuk ka mbetur ndonjë nga protestuesit e rrugës dhe ndonjë nga “yjet” hollivudiane që duan të lënë Amerikën- pa thënë të njëjtën fjali që tashmë u bë bajate: “Ndërto ura, jo mure, zoti Trump”.
Kur e tha edhe komisionerja, ose ministre e punëve të jashtme të BE, Federca Mogherini, të njëjtën frazë, lidhja të bëhet me aftësitë e të majtës tradicionale: pa fantazi, pa “lëng”, pa krijimtari dhe pa lezet edhe në të folur. A nuk i mbani mend edhe kuadrovikët e Partisë së Punës në Shqipëri, njerëz mediokër, me të njëjtin fjalor të shterur, me gjuhën e keqe prej druri, me një shëmtim si njëri edhe tjetri.
Mogherini iu drejtua politikave të presidentit Trump me fjalët “Ndërto ura dhe jo mure”, dhe pastaj shtroi: “në festojmë kur shembim mure dhe ndërtojmë ura”.
Emfazë letrare, asgjë më shumë!…Një hartim alias fëmijë me prindër majtistë liberal.
Duke iu drejtuar trupës së shtypit në Bruksel këtë javë, Mogherini insistoi se anëtarët e BE vazhdojnë të mirëpresin emigrantë, duke investuar në të ardhmen e tyre dhe duke punuar së bashku me kombe të tjerë për të ndaluar vërshimin e emigrantëve në Detin Mesdhe.
Komisionerja diplomate e BE duket sa konfliktuale është me atë që thotë (edhe gëzohet për emigrantët- edhe i zë në grackë në Meshe), duket sa e thatë në fjalor, sa pa fantazi. Tanimë vetë BE ka mbetur varur te nëpunës të paaftë dhe që nuk kuptojnë çfarë po ndodh.
Por sa përshtypje të bën fjalori i thatë….
/Veritas.com.al/