Edukatorja e kopështit “Diren”, Anjeza Shabani, e njohur edhe si ish –prezantuese e një emisioni televiziv, është arrestuar nën dy akuza.
Pas publikimit të pamjeve filmike të regjistruara me kamera të fshehtë nga emisioni “Stop”, ndaj saj është ngritur akuza për “Keqtrajtim të të miturve” dhe “Shpërdorim detyre”. Dy veprat parashikojnë dënim me burg:
Për “Keqtrajtimin e të miturve”, neni 124/b i Kodit Penal parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet.
Kur të miturit i shkaktohet dëmtim i rëndë i shëndetit, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vjet burg.