Nga: Fox News/

Usama bin Laden dëshironte të vriste Presidentin e atëhershëm Barack Obama në mënyrë që Joe Biden, njeri “plotësisht i papërgatitur”  të merrte përsipër postin si president dhe  Shtetet e Bashkuara të zhytej “në krizë”, sipas dokumenteve të konfiskuara nga kompleksi i Bin Ladenit në Pakistan kur ai u vra në Maj 2011.

Dokumentet sekrete, të raportuara për herë të parë në vitin 2012 nga The Washington Post, përshkruan një plan për të hequr qafe Obamën dhe komandantin e lartë ushtarak amerikan David Petraeus,  ndërsa udhëtonin me aeroplan.

“Arsyeja për t’u përqëndruar te këta është se Obama është kreu i pabesisë dhe vrasja e tij automatikisht do ta bëjë [Zëvendës Presidentin] Biden të marrë presidencën,” i shkruante bin Laden një deputeti të lartë.

“Biden është plotësisht i papërgatitur për atë post, i cili do t’a çojë SHBA në  krizë. Sa për Petraeus, ai është njeriu i orës … dhe vrasja e tij do të ndryshonte rrugën e luftës “në Afganistan.

Bin Laden në mënyrë të veçantë dëshironte që shoku i tij terrorist Ilyas Kashmiri të rrëzonte Obamën.

“Ju lutemi kërkojini vëllait Ilyas të më dërgojë hapat që ai ka ndërmarrë në atë punë,” i shkruajti bin Laden kryepleqve, Atiyah Abd al-Rahman. Kashmiri nuk do të shkonte shumë larg në komplot, megjithatë; ai u vra në vitin 2011 në një sulm të dronit të SHBA menjëherë pasi vetë Bin Ladeni u qëllua për vdekje nga forcat speciale amerikane.

VERITAS.COM.AL/