Nga: Veritas.com.al/

Saimir Tahiri është shkarkuar nga detyra si Ministër i Punëve të Brendshme. Deri poak më parë ishte thënë se ministri Tahiri është thërritur në zyrën e kryeministrit për t’i kërkuar dorëheqjen. Por në fakt ministrit Tahiri i është komunikuar “shkarkimi nga detyra”.

Vendim për “shkarkim” është i rëndë. Pyetja bëhet pse kjo masë dhe jo “dorëheqje” që do të ishte një zbritje më e butë nga posti?

Ajo çfarë mund të ketë ndodhur mes dy opsioneve “shkarkim” dhe “dorëheqje” mund të përmbajë një luftë të tërë mes tij dhe kryeministrit.

E para, kryeministri mund ta ketë thërritur zotin Tahiri për t’i kërkuar “dorëheqjen” por ky nuk e ka dhënë. Pas kësaj ai ka komunikuar “shkarkimin”.

E dyta, vetë Rama mund ta ketë aplikuar “shkarkimin” për t’i dëshmuar Ilir Metës (aleat qeveritar) se “e shkarkova, nuk dha dorëheqjen”. Fjalori “shkarkim” e mbush më mirë mushkërinë e aleatit.

E treta, ka mundësi që kryeministri i sapo kthyer nga Gjermania, të ketë ardhur me një dosje të mbushur nga Shërbimet Sekrete Europiane mbi rrezikun që paraqet një ministër që kthen në Kolumbi një nshtet aspirant për në BE.

Por sidoqoftë, Saimir Tahiri nuk është më ministër i Punëve të Brendshme dhe as vetëm ministër. Heshtja që po aplikon qeveria për të komunikuar lajmin, është një aspekt tjetër i një turbullire brenda rrethit qeveritar.

Sidoqoftë, nga radhite Policisë së Shtetit vjen lajmi se menjëherë pas dorëheqjes, Saimir Tahiri ka mbledhur 13 drejtorë të Policisë dhe po kalon drekën me ta.

Më poshtë edhe video.

Pas dorëheqjes, Saimir Tahiri mbledh krerët e policisë

(FOTO: Lokali ku po drekojnë drejtuesit e Policisë me ish- Ministrin Tahiri)