Ish- kryeministri Sali Berisha është thirrur të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Berisha është thirrur të dëshmojë në gjyqin që mbahet kundër Emiljano Shullazit.

Përveç zotit Berisha do të dëshmojnë edhe Ardian Çipa, ish drejtor i policisë së Qarkut Tiranë.

Pjesë e dëshmive do jete edhe shtetasja Marsida Musai, e cila është bashkëshortja e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ylvi Beqja.

Fillimisht emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh pak kohë më parë se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

Kanë qenë avokatët e Emiljano Shullazit të cilët kanë paraqitur kërkesën për të dëshmuar ish- kryeministri Berisha.

Zoti Berisha pritet të dëshmojë në seancën që do të mbahet ditën e martë.

Ish- kryeministri Berisha është thirrur për shumë çështje, dhe  përherë nuk ka qenë i disponueshëm.

Veritas.com.al/