Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi PD-ja humbi zgjedhjet e 25 prillit.

NGA MESAZHI I BERISHËS:
25 prilli, dite e zeze ne historine e demokracise ne Shqiperi!
Zgjedhjet jo demokratike!
Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin!
Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti!
Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre perfundoi. Gjate fushates dhe keto dite me eshte rikujtuar viti 2000. Ne tetor do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti Xhimi Karter dergoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij muaji, nje mision faktmbledhes per te marre persiper vezhgimin e zgjedhjeve.
Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.
E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021.

veritas.com.al