Pak orë pas lajmit se Salvador Kaçaj u pranua nga KQZ si kandidat zyrtar i Bindjes Demokratike për Bashkinë Lezhë, në mënyrë të papritur ai njoftoi se tërhiqej nga gara dhe se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje farsë.
Por, pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salvador Kaçaj vlerëson figurën e koordinatorit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, duke theksuar edhe se nuk mendon se ai ka pakt me Edi Ramën, ashtu edhe siç pretendohet nga PD.
“Astrit Patozi është një demokrat, një figurë e madhe për mbi 20 vite në PD. E falënderoj, e kam mik dhe nuk e hedh asnjëherë poshtë. Por pse janë ndarë rrugët me PD, kjo nuk do të thotë se duhet ta shpallim armik, apo të themi se ky nuk është demokrat. Nuk mendoj se ka pakt me Edi Ramën”, tha Salvador Kaçaj.
Më tej Kaçaj, foli edhe për marrëdhëniet e tij me Partinë Demokratike, duke thënë edhe se ka qenë një personave të propozuar për të garuar për Bashkinë Lezhë që në tetor, e se ‘gabimin e vogël’ e korrigjoi menjëherë.
Veritas.com.al/