Lideri i krahut të djathtë, populist, ministri Matteo Salvini ka pohuar se Bashkimi Europian (BE) mund të mos ketë “të ardhme në këtë trajtë që ka”, dhe 12 muajt që vijnë janë përcaktues mbi shanset e bllokut.

Ai bëri komente mbi diskutimet rreth krizës aktuale të emigrantëve që po shkakton tension mes liderëve të bllokut. Ai ka kritikuar vendet e tjerë që po vendosin barrë mbi Italinë, dhe ka insistuar se vendi i tij “nuk mund të bëjë asgjë më shumë në lidhje me azilin”.

“Muajt që vijnë do të jenë vendimtarë nëse Europa ka të ardhme në këtë formë që është apo të gjitha gjërat do të bëhen pa vlerë”, tha lideri djathtist për Spiegel Online.

“Kjo nuk është vetëm çështje buxheti për shtatë vjetët që vijnë. Vitin që vjen kemi zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Brenda një viti do të shikojmë nëse Europa e bashkuar do të vazhdojë të ekzistojë ose nuk do të ekzistojë”.

Zoti Salvini, i cili ka vlerësuar qasjen e presidentit Donald J. Trump mbi emigracionin, gjithashtu ritheksoi pikëpamjen e  tij mbi anijet e NGO ku përfshihen disa prej tyre që operojnë nga Gjermania, të cilat nuk duhet të operojnë në brigjet e Libisë përderisa “mbështesin trafikantët e emigrantëve dhe shtojnë rrezikun e  kalimit kufitar të paligjshëm”.

Veritas.com.al/