Tiranë- I pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, kancelari gjerman Mertz tha se është shumë e rëndësishme që ë gjitha palët të bashkëpunojnë për një Europë më të sigurt. Ai u shpreh se tashmë është e qartë që demokracitë janë në rrezik dhe qeveritë duhet të tregojnë se janë të forta për të zgjidhur kriza si emigracioni për të ofruar siguri.

“E kemi treguar mirënjohjen duke i nderuar ata. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Ne përballemi me çështjen e emigracionit dhe Starmer e përmendi. Ne përballemi me kërcënime nga emigracioni dhe po përpiqemi ta zgjidhim. Por gjithçka që po bëjmë është në përputhje me të drejtën. Dua të them që ne po shpenzojmë mjaft para, por tek prokurimet shpenzimet që janë tejet të ndërlikuara nuk mjafton. Ndaj jemi të gatshëm të tregojmë që të kemi prokurime më të mira, efikasitet dhe kjo është thjeshtë në favorin tonë. Ne të gjithë e dimë  sistemet tona, demokracitë tona janë në rrezik. Nëse ne po tregojmë që kemi mundësi që po zgjidhim probleme, bota probleme të tilla si emigracioni do të tregojë që qeveritë tona janë të forta për ta zgjidhur këtë…Unë i kam kërkuar qeverisë time të jetë e pranishme në nivel europian për të treguar se Gjermania është e angazhuar dhe jemi të gatshëm të gjejmë qasje të re për angazhimin tonë Europian. Mund të jemi të suksesshëm vetëm bashkë”, tha mes të tjerash ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *