(FOTO: Kryeministre e Polonisë, Beata Szydlo, shpreh frikë të qëndrojë pas dy shpejtësive)/
Kryeministre e Polonisë, Beata Szydlo ka akuzuar presidentin Francez se po përpiqet të shantazhojë vendin e saj, duke sjellë në vëmendje rizgjedhjen e Donald Tusk në postin e presidentit të Këshillit Europian, të enjten.
Në fund të samitit të liderëve të vendeve të BE në Bruksel, ajo tha se ishte e papranueshme për Francois Holande që të kërcënonte se do të ndalonte ondet pse Polonia “nuk po sillej si duhet”.
Polonia u përpoq, por dështoi për të ndaluar rizgjedhjen e Tusk, dhe prandaj refuzoi që të mbështeste deklaratën e përbashkët të samitit të BE.
Zonja Szydlo gjithashtu paralajmëroi partnerët se Polonia nuk e pranon “Europën me shumë shpejtësi”.
Ajo tha se BE përballet me një ndarje të re nëse kombet e forta përpiqen që të integrojnë rreth vetes më shumë shpenzime të kombeve më të dobët, siç është Polonia dhe ish- vendet e regjimit komunist në Lindje.
/Veritas.com.al/
(FOTO: Francois Holande)/