OLIVER JJ LANE

 

Një darkë pune “e orës 11-të” midis Boris Johnson dhe shefes së BE-së Ursula von der Leyen u tregua si shansi i fundit për të arritur një marrëveshje për Brexit doli të ishte asgjë me të dy palët qe thjesht ranë dakord që bisedimet mund të vazhdonin.

Bisedimet e Bashkimit Evropian kanë një reputacion të gjatë mbledhjesh- dhe të merituara – duke shkuar ‘në pe’, me diskutime që vazhdojnë gjatë gjithë natës deri në momentin e fundit të mundshëm për të arritur një marrëveshje. Pavarësisht nga përsëritjet – dhjetëra – të afateve te imponuara dhe paralajmërimeve nga të dy palët, negociatat për Brexit duket se ka shumë të ngjarë të përputhen me atë stereotip pasi një samit i supozuar i krizës provoi të ishte gjithçka tjetër.

Boris Johnson i Britanisë fluturoi në Bruksel me një avion qeveritar të Mërkurën për të darkuar me Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian në të cilën, tha ajo, do të diskutonin një “Marrëveshje Partneriteti”. Për shkak se ka një samit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian sot (e enjte), u tha që biseda e së mërkurës do të duhej të zgjidhte për mirë çështjen e Brexit. Por ndërsa kalonte mbrëmja, u bë e qartë se nuk do të ishte e mundur.

Ndërsa Z. Johnson u largua nga darka për t’u kthyer në Londër, ai tha se bisedimet do të vazhdonin të Dielën dhe në një deklaratë von der Leyen shprehej qartë se kishte pasur pak përparim, duke vënë në dukje se të dy palët “mbeten larg njëra-tjetrës”. Duke përdorur zhargonin politik të njohur për ndjekësit e progresit të Brexit, presidentja e Komisionit Evropian tha me eufemizëm se bisedimet ishin “të gjalla dhe interesante” dhe, duke përsëritur komentet e Johnson se bisedimet tani mund të zgjasnin deri të Dielën, tha “ne do të marrim një vendim deri në fund të javës ”.

Megjithatë, edhe ky afat i ri i fundit, u duk i vdekur brenda disa orësh, pasi sekretari i jashtëm i Britanisë Dominic Raab tha se ishte “e pamundur” që një vendim të merrej këtë fundjavë dhe se “Ne e dimë që me BE negociatat shkojnë ne fije te perit”. Sidoqoftë, z. Raab tha se vendi kishte nevojë për “përfundueshmëri”, me vetëm disa javë kohë për bizneset për t’u përgatitur për çfarë lloj fundi të materializimit te periudhës së tranzicionit.

E diela, tha ai, do të ishte thjesht një moment për të ndaluar dhe për të bërë një vlerësim të gjendjes së negociatave.

Duke folur për televizionin Britanik në mëngjes të enjten, Raab rivendosi refrenin e rastit të Boris Johnson se Britania nuk do të shtyhej në një marrëveshje Brexit me çdo çmim, duke vënë në dukje pozicionin bullish të negociatorëve Evropian. Duke këmbëngulur se mbetet një marrëveshje për t’u bërë, sidoqoftë, sekretari i jashtëm tha: “sinqerisht, ne thjesht nuk kemi parë mjaft pragmatizëm dhe fleksibilitet nga ana e BE – koncepti që MB të linte periudhën e tranzicionit si një shtet i pavarur bregdetar pa kontrollin e peshkimit, kjo është diçka që asnjë vend në botë nuk do ta pranonte ose nuk e kishte pranuar.

“Ne duhet të kemi nën kontroll ligjet tona … ajo që nuk do të bëjmë është të lejojmë BE të kontrollojë në mënyrë jodemokratike ligjet në këtë vend. Edhe ato dy pika themelore parimore që asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte në marrëdhëniet me BE-në ose me dikë tjetër. ”

Ndërsa nga dy rezultatet e Brexit Britania po kërkon që për fundin e këtij viti esencialisht të bien dakord për të arritur ose jo marrëveshje – duke rënë dakord për të lënë Evropën, të mbajë dicka nga sovraniteti i Britanisë në këmbim të një marrëveshje tregtare, ose Britania të bëjë një shkeputje të pastër dhe të jetë e lirë për të krijuar rrugën e vet – ekziston një mundësi tjetër në tryezë. Bashkimi Evropian i ka ofruar Britanisë një plan ‘kontigjence’, në thelb duke zgjatur qëndrimin e Britanisë brenda Bashkimit Evropian në disa fusha kryesore për të lejuar bisedimet qe të vazhdojnë edhe më gjatë, deri në vitin 2021 dhe ndoshta më tutje.

Kjo nuk do të ishte pa një kosto në vetvete, megjithatë,ndersa BE ka kërkuar që Britania të pranojë t’i nënshtrohet disa rregullave të BE në këmbim.

Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht u largua nga Bashkimi Evropian në Janar 2020, por në të gjitha kuptimet praktike mbeti një anëtar pa të drejtë vote – ende i lidhur me ligjet dhe rregulloret e BE-së. Kjo e ashtuquajtur periudhë tranzicioni pritet të skadojë në fund të vitit 2020.

VERITAS.COM.AL/