(FOTO: Lee Jae-yong para kamerave)/
Prokurori special i Koresë së Jugut është duke kërkuar një urdhër arresti për trashëgimtarin e Samsung-ut, Lee Jae-yong, për akuza ryshfeti.
Rasti në fjalë është i lidhur me skandalin masiv që çoi në shkarkimin e presidentes së vendit pask kohë më parë, Park Geung-hye,- shkruan “BBC”.
Zoti Lee, i njohur gjithashtu si Jay Y Lee, është marrë në pyetje për më shumë se 20 orë në zyrën e prokurorit në Seul javën e kaluar.
Ai është aktualisht nënkryetar i “Samsung Electronics”, pasi babai i tij, Lee Kun-hee, pësoi një atak në zemër në vitin 2014 dhe konsiderohet de facto si bosi i të gjithë konglomeratit “Samsung Group:’. Samsung është akuzuar për dhënien e donacioneve për fondacione jofitimprurëse që drejtohen nga një mikeshë e zonjës Park, në këmbim të favoreve qeveritare.
/Veritas.com.al/