Mario Adinolfi kalon valën e Festivalit të Sanremos për të thënë gjëra mjaft serioze dhe gjithçka për t’u demonstruar. Themeluesi i Popolo della Famiglia është shumë aktiv në Twitter për të komentuar eventin e drejtuar nga Amadeus. Duke folur në morning show Diverso, Adinolfi bëri aludime shumë të rënda për drogen që qarkullon mes artistëve ne gare në Sanremo.

“Më duket evidente se një tip substance narkotike mund të qarkullojë pas kuintave, thjesht shikoni disa interpretime”, tha Adinolfi, i cili më pas shtoi: “Mendoj se ka një përhapje të substancave, duket se eshte sipas meje ne ndonje performim nje ndërhyrje evidente. Fatkeqësisht, më vjen keq sepse ata janë djem të rinj, shumë të rinj, por provat janë nën sytë e të gjithëve: sigurisht që ka një përhapje të drogës”.