(FOTO: Sarah Natanyahu dhe Melania Trump në aeroportin e Izraelit- AP/Oded Balilty)/

Gazeta ‘The Times’ e Izraelit: Pasi burrat e tyre çmuan ‘lidhte e pathyeshme” mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në ceremoninë e mirëseardhjes për presidentin Donald Trump, Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit Netanyahu i tha Melanie Trump- ‘First Lady’ e Shteteve të Bashkuara se të dy çiftet kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa thjesht interesa gjeopolitike.

Duke biseduar së bahsku sinqerisht në pistën e aeroportit Ben Gurion ditën e Hënë,  Sara Netanyahu tha se, njësoj si Trump-ët, edhe ‘çifti i parë’ i Izraelit është trajtuar padrejtësisht nga media, por është dashur nga populli.

“Ju e dini, në Izrael të gjithë njerëzit na  duan. Media na urren ne, por populli na do”, i tha zonja Natanjahu zonjës së Parë të Amerikës që në fillim të bisedës private që po bënin.

“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta”- u përgjigj Melania Trump.

Natanjahu me një buzëqeshje të kontrolluar në fytyrë, premtoi se do ta vazhdonin diskutimin “gjatë darkës”.

/Veritas.com.al/