(FOTO: Kancelarja Merkel dhe ministri i Financave Schäuble)/
Gjemrmania ka bërë gabime me politikën e dyerve të hapura të dy vitet e kaluara që solli si rezultat hyrjen e një milion emigrantëve në Gjkermani- tha Ministri i Financave Wolfgang Schäuble të dielën. Por ai tha se Berlini duhet të përpiqet të mësojë nga hapat e gabuar.
“Ne jemi përpjekur të mësojmë çfarë kaloi në vitin 2015”, tha Schäuble për gazetën “Welt am Sonntag”.
“Ne politikanët jemi humanë, edhe ne bëjmë gabime- gjithashtu. “Por një herë duhet ta mësojmë prej gabimeve”, tha ai.
Schäuble është anëtar i qeverisë konservatore Kkristian Demokrate të kancelares Angela Merkel, e cila ka humbur shumë mbështetje përballë partisë anti- emigracion “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) pasi një numri të madh sulmesh të dhunshme që u kryen nga emigrantët në Gjermani.
Partia AfD po shfaqet si parti e tretë më e madhe në Gjermani që do të reflektohet si parti e tretë në parlamentin gjerman në Shtator në zgjedhjet kombëtare.
/Veritas.com.al/