Bota po përfshihet në një zhvendosje tektonike epokale.

Është ky reflektimi i parë i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili ka shkruar një editorial lidhur me mundësitë e pasjes së një Lufte të Ftohtë të re në botë, mbi të gjitha në kushtet kur globi gjendet më shumë se kurrë në rryma multipolare të ndikimit gjeopolitik.

Fuqi të reja (ose të vjetra), kanë dalë në sipërfaqe, ose edhe ridalë në sipërfaqe sipas tij, duke përfshirë një ekonomi shumë të fuqishme, siç është Kina.

Në këtë botë të re multipolare, për kancelarin gjerman, modelet e ndryshme qeveritare janë duke u ndeshur njëra me tjetrën për fuqi dhe influencë.

Për pjesën e saj, Gjermania po bën gjithçka mundet për të mbrojtur një rregull ndërkombëtar, të bazuar në parimet e kartave dhe konventave të ndryshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo, për të qëndruar në linja të demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit.

Pikërisht për këtë arsye, mendon Scholz, Gjermania e ka për qëllim të jetë garantuese e sigurisë evropiane brenda Bashkimit Evropian.

Një urëndërtuese përmes Bashkimit Evropian dhe avokate për zgjidhje të shumëanshme, rreth probleme globale.

Dhe pyetja për Scholz, ajo çfarë ngrihet, është pikërisht ajo: Si mund të qëndrojë Evropa e pavarur, në këtë botë multipolare?

Për shumicën e botës, është e rëndësishme të kuptohet sipas tij se pas rënies së perdes së hekurt të komunizmit, ka pasur kryesisht paqe, avancim teknologjik dhe prosperitet.

Kjo gjë, mundet të ndryshojë me kursin e kohës.

Mirëpo, janë popujt, shtetet, ato të cilat duhet të luftojnë, për të mos mbetur më në blloqe të ndara, sakaq të bashkuar.

Të njëtjën gjë na e kujtojnë edhe ngjarje si goditja e kullave binjake në New York më 11 shtator 2001, të cilat e afruan më tej botën perëndimore.

Vetëm se së fundmi, lidershipi rus ka vendosur ta injorojë rrjedhën e paqtë e demokratike duke sulmuar Ukrainën.

Shprehjet e Vladimir Putinit mbi pakte si ai Varshavës, të cilët etiketohen nga lideri rus si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të XX-ë”, nuk duhet të zënë vend në politikën globale apo rajonale.

Fakti se “Perandoria goditi sërish”, duke përdorur shprehjen e famshme nga saga e “Star Wars”, nuk do të thotë se gjithçka është e humbur.

Por, zgjidhja, mbetet tek një Evropë e fortë. Tek një Evropë, e cila e ndal hapin revanshist të Putinit dhe imperializmit rus.

Një aleancë e fortë e NATO-s me një rol të ri për Gjermaninë në sferën politike.

Një kontinent i vjetër, i bashkuar, jo i ndarë.

/