Më se dy milionë Myslimanë nga gjithë globi kanë filluar pelegrinazhin ‘haxhi’ ditën e Diele në Arabinë Saudite, një nga vendet e grumbullimit më të madh vjetor, vend që po shkon drejt ndryshimeve të paprecedent.
Mbretëria ultra- konservatore mbetet një forcë drejtuese mes reformave dramatike sociale dhe ekonomike. Vendi është mobilizuar me burimet më të mëdha për udhëtimin gjashtë- ditor, një nga shtyllat kryesore të Islamit.
“Është ëndërr e ço myslimani ardhja në Mekë”, tha Soliman Ben Mohri.
“Ky është udhëtimi i fundit. Çfarë më shqetëson mua. Çfarë më shqetëson mua është kthimi në jetën time normale. Për momentin, unë jam në ëndërr”, tha 53 vjeçari për AFP.
Veritas.com.al/