
Sot është seanca e fundit plenare për legjislaturën e 10 përpara se deputetët të marrin pushimet. Axhenda e sotme është e ngjeshur me më shumë se 10 projektligje duke nisur me raportin vjetor me punën që ka bërë Kuvendi sa i takon detyrave të shtëpisë për integrimin në BE me progresin e muajve të fundit. Në rend te ditës janë disa projektligje që kanë të bëjnë me ndryshime në buxhet. Të tjerat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjes mes disa vendeve të Ballkanit, po ashtu parashikohen projektligje për markat tregtare, për miratimin e strategjisë kombëtare për dezinformimin.
Edhe në këtë seancë nuk përjashtohet që opozita të sjellë në fokus zgjedhjet e 11 majit që nuk pranon që i ka humbur duke sjellë në fokus farsën elektorale. Në shtator, 82 depuetë nuk do të kthehen në Kuvend pas formacionit të ri të zgjedhjeve të 11 majit.
Komente