14 vite burg për Emiljano Shullazin. Ky ka qenë vendimi i sotëm që dha Gjykata e Krimeve të Rënda. Po ashtu gjykata dha vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së Shullazit.

Mbështetësi i tij kryesor, Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa dhe Endri Zela me nga 10 vite burg. Ndërkohë Blerim Shullazi u denua me 9 vite heqje lirie.

Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobë vënien ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, dhe dënimin do ta kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Gjithë pjesëtarët e bandës:

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

Veritas.com.al/