Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit ka nisur sot seancën në lidhje me vendimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili kërkon shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër turp gjykuese.

Vetë Llalla nuk është prezent në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Nga ana tjetër prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së parë dhënë për Llallën.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, u dënua nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Seanca e sotme pritet të jetë seancë maratonë dhe të mbyllet me marrjen enjë vendimi, pasi disa shtyrjeve që i është bërë për arsye të ndryshme.

Gjatë seancës avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj tha para trupit gjykues që Llalla nuk mund të jetë i pranishëm pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është i shtruar në spital.

Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend, pa asnjë hetimi që ka nisur që në 2018. Llallës i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit pasi nuk kishin origjinë të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.