Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka munguar në seancën e sotme të gjykimit në Hagë.

Ai ka pasur probleme shëndetësore dhe e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin u bë i ditur avokati i tij, Luka Misetiç.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha ai.

Për këtë detaje dha edhe gjyqtari i rastit, Charles Smith. Ai tregoi se ish-presidenti Thaçi, ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek.

“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij” u shpreh Smith.

Seanca është duke vazhduar.

Avokati shtoi se Thaçi ka dhënë leje për ta vazhduar seancën.

“Më thanë se Thaçi dhe mjeku kanë nënshkruar dokumentin për ta vazhduar gjykimin”, tha Misetiç.

Fillimisht gjykimi ka kaluar në seancën private, kurse tani është rikthyer ku do të merret në pyetje dëshmitari i prokurorisë./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *