Është çelur sot seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, së pari u betuan 7 deputetë të rinj të ardhur nga listat e opozitës. 7 deputetët e rinj morën edhe formalisht mandatin e deputetit.
Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Veritas.com.al/