(FOTO: John Lewis)/

Cila është kleçka? Për shembull John Lewis ka hallin se  nuk ka paguar taksat për shtëpinë në DC; gjithashtu ka shkelur ligjin..

John Robert Lewis është politikan dhe lider i të drejtave të njeriut në Amerikë, dhe shërben që nga viti 1987 përfaqësues i Georgia në Kongres.

Para më pak se një jave pasi i tha moderatorit të “Meet the Press”, Chuck Todd se nuk e shikonte Trump-in si “president i ligjshëm”, John Lewis,  zbulohet se është një shkelës ligji.

I pyetur nga Todd nëse shikonte ndonjë rrugë për të bashkëpunuar me Trump, Lewis u përgjigj: “Do të jetë shumë e vështirë. Unë nuk e shikoj këtë president të zgjedhur si president legjitim. Mendoj se Rusia, duke mbështetur këtë njeri, ajo i bëri zgjedhjet. Dhe Rusia ndihmoi për të shkatërruar presidencën e Hillary Clinton”- tha.

“Nuk kam në plan për të marrë pjesë në Inaugurim. Ky do të jetë inaugurimi i parë që do të humb që nga koha që jam në Kongres. Nuk mund të jem në një vend ku mendoj se është vend i gabuar; a është e drejtë?”.

Bojkoti i Lewis frymëzoi Demokratët e tjerë që të mos marrin pjesë në inaugurim.  Por Lewis nuk tha të vërtetën se ky është inaugurimi i parë ku nuk merr pjesë. Ai gjithashtu kishte refuzuar inaugurimin e George W. Bush në vitin 2001 pas humbjes së Al Gore, duke thënë se nuk besonte se Bush ishte “president vërtet i zgjedhur”.

/Veritas.com.al/