(FOTO: Rex Tillerson, sekretari i shtetit i SHBA)/

Ministrat e jashtëm nga Grupi i 20 vendeve më të zhvilluara dhe të industrializuara, do të nisin një takim dy ditor në ish kryeqytetin Gjerman, Bon. Fokusi i bisedimeve është zhvillimi global.

Gjermania, e cila është shteti pritës i bisedimeve në qytetin perëndimor të Bonit, kërkon që të ketë në qendër të bisedimeve të ashtuquajturën shpejtësi për të arritur 17 objektivat që janë vënë për t’u arritur deri në vitin 2030.

Njohja dhe parandalimi i krizës së ardhshme, gjithashtu edhe mbështetja ndaj Afrikës, janë pjesë e agjendës.

Diplomatët nga G-20 dhe disa kombe të tjerë mysafirë, do të mbajnë bisedime dypalëshe të Martën në mëngjes, para se takimi të fillojë pak pas mesdite.

Kjo është mundësia e parë ku Sekretari i Shtetit i SHBA, i konfirmuar, Rex Tillerson, do të takohet me faktorë kyç në qarqet diplomatike, duke përfshirë edhe ministrat e Rusisë, Britanisë dhe Turqisë.

/Veritas.com.al/