Pas një veprimtarie të gjatë investigative të Policisë, si dhe kontrolle të drejtpërdrejta policore, kanë prurë rezultatin ‘Sekuestrim të pasurive’ që dyshohet se janë krijuar me të ardhura kriminale.
Por policia ka bërë të ditur vetëm sendet e sekuestruara, ‘pronarët kriminelë’ ende nuk kanë emra.
Janë evidentuar si pasuri të dyshuara nga mënyra se si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre pasuritë:
- 9 njësi tregtare
- 8 banesa, apartamente në sipërfaqe totale 678 m2.
- 1 vilë trekatëshe
- 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).
Vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim.
Veritas.com.al/