Shënim nga: Veritas.com.al/

Policia e Fierit ka sekuestruar disa shumë të konsiderueshme në valutë të shoqërisë “BP-2014”, e cila dyshohet për pastrim parash. Duke i mbledhur të gjitha shumat sipas llojit të monedhës, del se janë sekuestruar afërsisht 300 mijë euro.

Sekuestro e vendosur nga sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit ka bllokuar 110 mijë euro, 2.8 mln lekë dhe 245.253 dollarë të depozituara nga ortakët e shoqërisë, shtetasit me inicialet B.Ç. dhe D.C.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.

Lajmin për sekuestrimin e 300 mijëve, e ka dhënë policia; me të drejtë e kënaqur që “i kapi”. Por nga ana tjetër, kësaj i thonë të gëzohesh “me të drejtë” se ke kapur të voglin. Ose e krahasuar, rrjeta gëzohet kur kap thërrime; që do të thotë se është rrjetë e mirë.

Mirëpo në kapjen e krimit nga shteti, zbatohen kritere të tjera krejt të kundërta: Kush kap të madhin, ai ka të drejtë të krenohet; rrjeta që kap të madhin është rrjetë e mirë.

Në rastin tonë, shteti ka kapur “thërrime”. Këtu, në vendin tonë bëhet fjalë për humbje dhe larje parash me qindra miliona euro. Por këto nuk kapen. Me siguri që uk kapen. Deri tani është folur “lart” dhe “në bazë” se vetëm në fushën e shëndetësisë kanë humbur ose janë larë mbi 500 milionë euro; në CEZ mbi 600 mijë, me drogën rreth 2 miliardë…

Kush i kap këto?… Deri më sot është kapur “BP-2014” me 300 mijë. Bosi i milionave “kushedi ku bredh me kalë”- sipas n jë batute në një fil të vjetër po nga Myzeqeja.

/Veritas.com.al/