
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, dha detaje mbi operacionin e zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Barit.
Sipas Marës, janë lëshuar në total 52urdhërarreste në Shqipëri dhe Itali, nga të cilat janë ekzekutuar 40.
“Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës”, tha Mara. “Gjatë këtij hetimi më parë janë sekuestruar 3 milionë euro, para cash, si të ardhura të këtij grupi kriminal, të cilat i janë nënshtruar hetimit të këtij procedimi penal”.
Një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, e cilësoi kreu i SPAK Altin Dumani megaoperacionin e përbashkët italo-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologët italianë, ai tha se është goditur një nga grupet më të fuqishme shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave.
Përfaqëson një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Është arritur t’i jepet goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri që ka dyshime që ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave”.
Sipas tij “ky operacion i mbështetur nga hetime të thelluara është dëshmi e qartë e saj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit, bashkëpunojnë me besim të ndërsjellë me profesionalizëm dhe përkushtim”.
Komente