(FOTO: Zonat ku ndodhet pasuria kriminale e sekuestuar)/

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka kryer sekuestrimin e disa pasurive në pronësi të shtetasit me inicialet N. J., procedim ky i  referuar në Prokurori  nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Janë  sekuestruar:

4 apartamente të ndodhura në Tiranë,  gjithsej sipërfaqja 450 m2

2 garazhe të ndodhura në Tiranë, me sipërfaqe 40 m2

1 apartament i ndodhur në Vlorë, me sipërfaqe 65 m2

31 mijë m2 tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drimadhes, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë.

Pasuria e sekuestruar arrin në vlerën 4 milion Euro.

Asetet pasurore  pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjencisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

Veritas.com.al