(FOTO: Betohet Jeff Sessions, Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara)/
Senati i SHBA votoi Senatorin Jeff Sessions, R-Ala., si Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA me 52 vota përballë 47 të Demokratëve, ditën e mërkurë pasi ashpërsia në debatin e kryer arriti në një pikë aq të ulët sa nuk ishte vënë re prej dekadash.
Demokratët, në pamundësi për të imponuar vullnetin e tyre mbi Republikanët për shkak të mungesës së dukshme të deputetëve, vendosën të kundërshtonin publikisht integritetin e Sessions përgjatë një seance dëgjimi kur ai u emërua nga presidenti Trump dhe panë se si u turpëruan kur një pjesëtareje të tyre, zonjës Pelosi, iu tha të ulej e “të zinte vendin e saj”.
Rezultati përfundimtar ka mundësi të shkaktojë akoma më shumë përçarje dhe t’i nxisë shumë më pak Republikanët të përshtaten me dëshirat e partisë në minoritet, të cilët u stepën plotësisht kur ngelen pa një lider, sepse kandidatja e tyre presidenciale, Hillary Clinton, dështoi për herë të dytë dhe nuk ia doli të merrte kontrollin në vitin 2016.
“Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions do të jetë një Prokuror i mrekullueshëm”, tha Jay Sekulow, kryekëshilltarja e ACLJ, që shpeshherë u ngatërrua me administratën e Obamës me pretekstin e mohimit të të drejtave kushtetuese të Amerikanëve.
“Mirëkuptimi dhe devotshmëria e tij për të kontrolluar zbatimin e ligjit është spektakolare dhe shumë e kërkuar në Departamentin e Drejtësisë – kryefuqizuesi i ligjeve federale. Pas tetë vitesh me një Departament Drejtësie plotësisht të politizuar dhe të paaftë për të kryer punën e vet, jam vërtet e lumtur që Avokati i Përgjithshëm Sessions do të jetë në krye të një prej departamenteve më të rëndësishme në qeverinë tonë.”
Prokurorja e përgjithshme e Obamës, Loretta Lynch, bëri një takim ballë për ballë me ish presidentin Bill Clinton edhe pse Hillary Clinton në atë kohë ishte nën hetim nga FBI.
Penny Nance, CEO e organizatës së Grave të Shqetësuara për Amerikën, organizata më e madhe e politikës publike të kombit, e përgëzoi zotin Sessions.
“Organizata jonë ka punuar fort për t’i siguruar popullit amerikan një Prokuror të përgjithshëm që do të forcojë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë amerikanët. Prokurori Sessions ka rreth 40 vite eksperiencë në kuadrin e mbrojtjes, të drejtave civile dhe në hartimin e ligjeve përgjatë shërbimit të tij si një avokat i thjeshtë i SHBA, avokat i përgjithshëm i Alabamës dhe si senator i SHBA.
“Amerikanët meritojnë një Prokuror të përgjithshëm që do të forcojë ligjin pavarësisht opinionit të tij personal politik, dhe kjo është pikërisht ajo qe Sessions ka premtuar. Ne presim që Departamenti i Drejtësisë të rimarrë forcat e tij nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, si një departament i drejtë dhe i depolitizuar.”
Christian Adams, i cili u largua nga Departamenti i Drejtësisë kur u bë shkarkimi i administratës së Obamës, kur zyrtarët atje morën vendimin për të hedhur poshtë akuzat kundër pjesëtarëve të Neë Black Panthers, të dëshmuar nga votuesit se “gjoja” po i frikësonin këta të fundit, tha, “Më në fund, Shtetet e Bashkuara do të kenë një Prokuror që i trajton të gjithë njësoj para ligjit – jo vetem ata që ai i gjykon si të arsyeshëm.”
“Prokurorin e Përgjithshëm Sessions e pret një punë e madhe. Ai do të trashëgojë një Departament të mbushur me nëpunës që i janë dedikuar karrierës së tyre duke patur si prioritet zhvillimin ideologjik për barazinë përpara ligjit. Pavarësisht kësaj, unë jam shumë i sigurt se Jeff Sessions është i duhuri për këtë punë.”
Senatori Orrin Hatch, R-Utah, ka shprehur: “T’i shërbesh Jeff Sessions-it për më shumë se njëzet vjet, më ka bërë të kuptoj se ai është një njeri i integritetit, sinqeritetit dhe drejtësisë. Si Prokuror i përgjithshëm, Jeff do t’i riktheje Departamentit të Drejtësisë misionin origjinal: përforcimin dhe mbrojtjen e ligjit kombëtar. Duke bërë diçka të tillë, ai do të rikthejë reputacionin e mirë të departamentit, për administrim asnjanës dhe drejtësi për të gjithë amerikanët pas vitesh e vitesh keq-menaxhim dhe politizim. Si pjesëtari që ka qëndruar më gjatë në Komitetin Gjykues të Senatit, unë shpresoj të punoj me të dhe të realizojmë këtë përpjekje.”
Jenny Beth Martin, presidenti i Patriotëve të Partisë së Çajit, tha, “Organizata jonë ka punuar me senatorin Sessions ndër vite për shumë çështje, duke filluar me forcimin e ligjeve të imigrimit deri tek shfuqizimi i ligjit Obamacare, dhe ne e dimë se ai është një njeri i integritetit që do të punojë pa pushim për të mbrojtur kushtetutën dhe për të kontrolluar ligjin.”
Demokratet punuan fort që të nxirrnjn sa më shumë pengesa për çdo lëvizje të presidentit Trump, duke përfshirë këtu edhe shtyrjen e seancave të Senatit lidhur me të emëruarit në kabinetin e tij.
/Veritas.com.al/