Një raport i Komitetit Juridik i shpërndarë ditën e shtune ka zbuluar se hjetuesit kanë intervistuar një burrë i cili e përshkroi takimin seksual me Christine Blasey Ford si të tillë që ka të përafërta me atë që pretendon zonja Ford se kishte me anëtarin e Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Sipas raportit, burri – emri i të cilit nuk shpallet- iu tha hetuesve të komitetit gjatë intervistës në 26 shtator, se kur ishte 19 vjeç, student në kolegj, ai kishte vizituar Uashinton D.C., gjatë pushimeve të verës dhe aty kishte puthur një vajzë që beson se është Christine Blasey Ford.

Në raport thuhet:

‘Ai tha se puthja kishte ndodhur në dhomën e gjumit të një shtëpie që ishte rreth 15- 20 minuta më këmbë nga  ‘Van Ness Metro’, ku Dr. Ford kishte veshur kostum noti poshtë fustanit; dhe puthja mbaroi kur një mik iu hodh asaj në shaka… Burri tha se puthja nisi nga gruaja dhe se nuk ia kërkoi me forcë puthjen…’.

Veritas.com.al/