Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.

Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.

I riu Lorenzo Pjetrushi ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.

Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fatkeqësisht Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.