Rinis seanca gjyqësore për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën.

ABC News mëson se avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore, pasi nuk u janë vendosur më herët në dispozicion nga gjykata.

“Seanca e nisur prej orës 08:30, është ndërprerë për disa minuta. Prej orës 10:00 ka nisur sërish. Seanca ka rinisur dhe pritet të bëhen prapësimet nga ana e avokatëve mbrojtës”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Çyrbja akuzohet për veprat penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “secret shtetëror”.

Keto informacione duke përdorur postin e deputetit Cyrbja, sipas organit të akuzës, I siguronte tek funksionarë publik, të cilët deri në këtë fazë hetimi nuk janë identifikuar. Pasi siguronte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky ECC”, me personazhe të botës së krimit duke I njoftuar që janë shpallur në kërkim.

Jurgis Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se në disa raste dyshohet të ketë bashkëpunuar me Ahmet Mashën një tjetër I arrestuar, për kryerjen e këtyre veprave penale.

Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, ka ndihmuar në këmbim të votave, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën .

Nga hetimet, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, për aksione në zonën e Durrësi. Edhe këto informacione  sipas SPAK, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim, si nga vetë Çyrbja, ashtu edhe perms Ahmet Mashës./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *