Maria Sharapova i tha lamtumirë tenisit në moshën 32 vjeç. Njoftimi në një letër të gjatë të publikuar nga Vogue dhe Vanity Fair

Antonio Prisco

Si ja bën që lë pas krahëve të vetmen jetë që ke njohur ndonjëherë ? Tenis,po të them lamtumirë”, kështu Maria Sharapova njofton tërheqjen nga tenisi me një letër të gjatë për Vogue dhe Vanity Fair.

Maria Sharapova ka thënë mjaft. Tenistja ruse, e cila do të mbushë 33 vjeç në prill, komunikoi zgjedhjen e saj në një letër në faqet e internetit të Vogue dhe Vanity Fair. Një letër pa dyshim plot emocione: ” Si ja bën që lë pas krahëve të vetmen jetë që ke njohur ndonjëherë ?  Si largohesh nga fushat në të cilat je stërvitur që kur ishe një vajzë e vogël, lojën që e dashuron – qëtësolli lot të paparë dhe gëzime të papërshkrueshme – një sport në të cilin gjete një familje, së bashku me fanët që janë mbledhur pas teje për më shumë se 28 vjet? E di këtë, kështu që të lutem më fal. Tenis,po të them lamtumirë. ”

Një karrierë unike ajo e Siberianes, e karakterizuar nga triumfe të mëdha dhe rënie shkatërrimtare nga e cila ajo gjithmonë u përpoq të reagonte me këmbëngulje dhe kurajo. Një lojë gjithmonë në sulm dhe pa gjuajtje ndërmjetëse dhe një bukuri dhe elegancë e pangatërrueshme e kanë bërë një ikonë të tenisit dhe një nga fytyrat më të admiruara nga të apasionuarit e tenisit dhe sportit në përgjithësi. Mbetet e paharrueshme fitorja në Wimbledon kundër Serena Williams në vetëm 17 vjec, një fitore e befasishme që do ta lanconte në një kohë të shkurtër për të pushtuar kreun botëror në 2015 nën kujdesin e guru-t Nick Bollettieri.

Në total edhe katër fitore të tjera në slam-e, duke arritur të pushtojë të katër turnetë kryesore, me fitore në US Open në 2006, Australian Open në 2008 dhe Roland Garros për herë të parë në 2012 kundër Sara Erranit, pastaj në 2014 kundër Simona Halep,i fundit akut i shkëlqyeshëm i karrierës. Të shumta edhe momentet e vështira siç janë operacionet e shumta në shpatull që e kane ndaluar shumë shpesh në momentet e saj më të mira, duke e kushtëzuar në menyre vendimtare në rendimentin e saj në shërbim. Por mbi të gjitha skualifikimi për doping në 2016, një ngjarje e dhimbshme nga e cila nuk arriti të kthehet vetvetja. Deri në vendimin e fundit të dhimbshëm, ajo lë tenisin nga vendi i 373 në klasifikimin botëror tani që problemet e vazhdueshme në shpatull e pengojnë të ngjitet. Vështirë ta pranosh për një kampione si ajo.

Tani e ardhmja e saj duket se është në botën e modës. Kështu që Masha e bukur, e përfshirë tashmë me sukses në botën e biznesit, me markën e karameleve dhe ëmbëlsirave Sugarpova, siguron: “ Pas 28 vjetësh dhe pesë titujve të Grand Slam, jam gati të ngjis një mal tjetër, për të garuar në një lloj të ndryshëm terreni. Ajo dëshirë e pandërprerë për fitore, por? Nuk do të zvogëlohet kurrë. Tenisi më tregoi botën dhe më tregoi se nga çfarë brumi jam krijuar. Eshtë se si e testova veten dhe si e mata rritjen time. Dhe kështu, në çdo gjë që mund të zgjidhja për kapitullin tim tjetër , malin tim tjetër, do të vazhdoj të shtyj. Do të vazhdoj të ngjitjem. Do të vazhdoj të rritem. ” Si gjithmonë në sulm, është  për të vënë bast.

VERITAS.COM.AL