Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu tha se situata me krimin e organizuar në Shqipëri paraqitet e rëndë.
Deklarata është bërë në konferencën e qendrës Marshall në Tiranë, sot, e Mërkurrë.
-Të akuzuarit për drogë, rrallë paraqiten para drejtësisë, – tha ambasadori Lu.
Po ashtu, ambasadori ka insistuar se të inkriminuarit që tentojnë të hyjnë në politikë, duhen futur në burg, sepse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.
Duke folur mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, ambasadori i SHBA ka theksuar se hetuesit e Byrosë do të trajnohen nga FBI-ja.
“Në Shqipëri trafikantët e drogës dhe bosët e trafikut të drogës, si Emiljano Shullazi, janë akuzuar për shumë vite pa u ndëshkuar. Por së fundmi, ai është arrestuar. Megjithatë Shqipëria ka nivelin më të lartë të mosndëshkimeve, bosët e krimit lëvizin lirisht për shkak të lidhjeve me politikën.
Edhe në SHBA ka qenë Al Kapone, që kishte një pasuri prej 20 milionë dollarësh të ndërtuar nga prostitucioni dhe droga dhe e bëri nga lidhja me politikën dhe gjyqësorin.
Në Shqipëri situata është serioze dhe besoj se Reforma do të ndryshojë gjendjen. Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë. Kjo reformë do të ndihmojë në largimin e kriminelëve dhe do të ndikojë tek ata që duan t’i futen politikës.