Nga: Sherefedin Shehu/ Fb

PD e ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e Ruçit si Kryetar Kuvendi madje edhe e ka akuzuar se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij dhe i ka dhënë edhe 3 vota. Kështu ne nuk bëjmë opozitë por retorikë. Dhe kjo e bën cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve pas zgjedhjes së Ruçit.

Me sa duket marrëveshja Rama-Basha është në veprim. Këtë e konfirmoi vetë Rama, e cili e falëndëroni publikisht PD-në për pjesmarrjen në votimin e Ruçit, jo për 3 votat, sepse nuk kishte nevojë për ato. Prandaj në vend që të bëjmë sikur protestojmë më mirë të reflektojmë. Dhe reflektimi duhet të jetë shumë i thellë, sepse:

1.

Po të kishim ligjin e lustracionit Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar. PD ka folur shumë por një ligj lustracioni sipas modelit të vendeve të tjera ish-komuniste nuk e bëri asnjëherë.

2.

Në “demokracinë” tonë nuk bëhen zgjedhje por emërime. Kështu emërohen fillimisht kryetarët e partive, dhe më pas ata emërojnë kryetarët e bashkive, deputetët, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

3.

Po të kishte fituar PD-ja 71 deputetë, Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

4.

Po të mos kishte fituar PS-ja shumicën në Kuvend, përsëri Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

5.

Në Shqipërinë tonë nuk ekziston morali duke filluar nga kokat që ne i quajmë liderët e partive, të cilët shumicën e deputetëve që i emërojnë e kanë krimenelë, adoleshentë, të pashkollë, të paaftë, servilë dhe spiunë.

Pra në demokracinë që ndërtuam të gjithë sëbashku nuk është ndonjë çudi që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi. Atëherë pse çuditemi dhe gjoja protestojmë sot?

Veritas.com.al/