Nga Joshua Lott/

Të paktën 12 shkëmbime zjarri vrastare ndodhën fundjavën e kaluar në Çikago, policia flet për larje hesapesh mes bandash rivale.

E përditëshmja ‘Chicago Tribune’ ka raportuar, që nga fillimi i vitit, 763 të vdekur, 55% më shumë sesa gjatë tërë vitit 2015.

Çikago përjetoi një fundjavë të përgjakshme krishtlindjesh me të paktën 12 shkëmbime zjarresh vrastare, në thelb larje hesapesh midis bandave rivale. Në këtë qytet është regjistruar në 2016 një rekord vrasjesh çprej njëzet vitesh. Jo më pak se 27 incidente të ndryshme, përfshi edhe të shtëna me armë janë raportuar gjatë këtyre dy ditëve, në 12 prej tyre kanë gjetur vdekjen më e pakta nga një njeri, saktësoi gjatë një konference për shtyp shefi i policisë, Eddie Johnson. “Shumica” e këtyre incidenteve ishin “sulme të shënjestruara” të bandave kundër “anëtarëve të bandave rivale dhe grupeve që ishin mbledhur për festat”, shpjegoi Eddie Johnson, që është me ngjyrë dhe është rritur në lagjen e South Side-it, ku përqindja e kriminalitetit është nga më të lartat në qytet. Këto sulme janë kryer “duke e ditur shumë mirë se këta individë gjendeshin në shtëpi të anëtarëve të familjeve të tyre apo të miqve për të festuar Krishtlindjet”, ka shtuar shefi i policisë të qytetit të tretë të SHBA-së.

Dhuna mes bandave është arsyeja kryesore e identifikuar në rritjen e vrasjeve sivjet në Çikago. E përditëshmja Chicago Tribune ka raportuar, që nga fillimi i vitit, 763 të vdekur, ose 55% më shumë sesa të gjitha vrasjet e kryera gjatë vitit 2015. Duhet të kthehemi njëzet vite më parë për të gjetur gjurmët e një numri më të lartë vrasjesh: 796 në 1996. Ka patur më shumë vrasje në 2016 në Çikago, qyteti i tretë i vendit, sesa në Nju Jork dhe në Los Anxhelos të marrë së bashku, qyteti i parë dhe i dytë i Shteteve të Bashkuara. Çikago parashikon të punësojë 1 000 policë shtesë këto dy vitet e ardhshme në përpjekje për të frenuar këtë rritje të kriminalitetit.

/Veritas.com.al/