(FOTO: James Clapper- portret i titulluar “Duke gënjyer!”)

/Sipas Association Press/Washington/

Drejtori i Inteligjencies Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, formalizoi dorëheqjen nga posti.

James Clapper prej kohësh kishte thënë se  po planifikonte dorëheqjen në fund të administratës Obama, dhe i kishte thënë Komitetit të Inteligjencies të Ënjtën se të Mërkurën në mbrëmje ka firmosur letrën ku kërkon dorëheqjen.

Anëtarët e Komitetit, duke bërë shaka, i kanë kërkuar që të qëndrojë në këtë post, për… le ta zëmë, edhe katër vjet të tjera.  Clapper tha se ndoshta gruaja e tij nuk do ta pranonte.

Clapper Ka mbajtur këtë post që nga Gushti i vitit 2010. Para kësaj detyre ishte gjeneral leitnant në Forcat Ajrore dhe Drejtor i Agjencisë sekrete të Mbrojtjes.

/Veritas.com.al/