( FOTO: Leyla Moses-Ones, e ngarkuar me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë)/

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin në nevojën e një Ministrie të Brendshme plotësisht funksionale, e cila të funksionojë jashtë politikës. E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” shprehet se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar, duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë.

Sipas zyrtares së lartë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, kërkohet që të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili.

Veritas.com.al/