Protesta pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas takimit të tensionuar të Donald Trump dhe JD Vance me Volodymr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet e ditur se qindra njerëz u mblodhën në New York, Los Angeles dhe Boston për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën pas tensioneve në Zyrën Ovale. Protestuesit që mbanin tabela pro-Ukrainës u rreshtuan gjithashtu në një rrugë në Waitsfield, Vermont, ku zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij po vizitonin një resort skijimi.
Komente