Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pasi Aleksandar Vulin është sanksionuar nga SHBA-ja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cramon bëri thirrje që këtë lëvizje të amerikanëve ta ndjekin edhe evropianët.

“Më në fund! Vulin është bërë sinonim i korrupsionit, kukulle e veprimeve ruse dhe trafikut të narkotikëve. Vendim shumë i rëndësishëm i Thesarit të SHBA-së për të sanksionuar ata që mundësojnë dërgimin e paligjshëm të armëve, promovojnë Putinin dhe nacionalizmin. BE duhet ta ndjekë atë!”, shkroi eurodeputetja gjermane në Twitter.