Humbin gjurmet e numrit një te agjencisë Meng Hongwei nisur nga Lion për ne Kinë

 

I zhdukur nga 29 shtatori, ditën kur ka përshëndetur gruan dhe fëmijët, duke u nisur nga Lioni, drejt destinacionit Kinë, vendi i tij i origjinës.

Që atëherë, nuk ka asnje lajm më .Për këtë arsye, prokuroria e qytetit francez ka hapur një hetim për zhdukjen e Meng Hongwei, jo një qytetar i zakonshëm, por presidenti i Interpolit, organizata ndërkombëtare për bashkëpunimin e forcave policore dhe luftën kundër krimit ndërkombëtar. Hetimi filloi pas denoncimit të gruas së tij, me të cilen Meng jeton në qytetin francez ku eshte selia e organizatës ne te cilen ai erdhi në fund të vitit 2016, jo pa polemika pasi që shumë organizata të të drejtave të njeriut – duke përfshirë Amnesty International – denonconin rriskun per ti besuar një rol kaq të rëndësishëm dhe delikat nje njeriu qe njëkohësisht mban postin e zëvendësministrit të sigurisë publike në Kinë, vend jodemokratik që mohon lirinë dhe të drejtat njerezore.

Dhe me të vërtetë Meng, 64 vjeç, duket se nuk është zhdukur, por është ndaluar nga autoritetet “sapo ka zbritur në Kinë”. Sipas South China Morning Post, e cila citon një burim anonim,ai do të jete nen hetim. Jo një zhdukje klasike me sfond kriminal. Hipoteza më e besueshme duket se është ajo e një paraburgimi në një vend të fshehtë, në kontekstin e një larje hesapesh brenda regjimit kinez. Dhe nuk qenka hera e parë. Fati i njëjtë i takoi në 2015 Mike Poon, një biznesmeni i cili u zhduk për gjashtë muaj. Dhe verën e kaluar, një manjat i madh që po investonte në portin e Le Havre,u rishfaq i dobesuar, vetëm në vjeshtë, pasi për disa javë kishin humbur gjurmet e tij. Njeriu pastaj i tha gazetes franceze Le Monde se ai ishte ndaluar për financim te paligjshem. Për shkak të problemeve me Zyrën e Taksave,edhe aktorja Fan Bingbing, një nga kinezet më të famshme në Perëndim, është zhdukur për tre muaj dhe u shfaq sërish vetëm pak ditë më parë me një gjobë prej 110 milionë eurosh mbi te. Disa besojnë se akuzat për evazion janë bërë me qëllim, sepse ylli nuk është mjaft e afërt me “vlerat shoqërore” të Partisë Komuniste Kineze.

Teknika e zhdukjeve të shtetasve të huaj pothuajse gjithmonë ndodh në të njëjtën mënyrë. Arrestuar gjatë një qëndrimi në Kinë lidhur me çështje profesionale apo personale, qytetaret qe kane hequr shtetesine që janë në shënjestër të regjimit privohen nga liria dhe merren ne pyetje për periudha të pacaktuara, ndonjëherë edhe për muaj. Pastaj lirohen pa paralajmërim, por me “dënime”ekzemplare  të permbledhura në komunikata të shkurtra të regjimit, të cilat shpesh dëmtojnë financat dhe karrierën e tyre.

Mbi zhdukjen e Meng, Interpol ndërhyn duke u distancuar nga ngjarja. Thotë se “është një problem i autoriteteve kompetente në Francë dhe Kinë” dhe se pergjegjes per menaxhimin e zakonshëm të organizatës është Jurgen Stock, jo Meng.

Veritas.com.al/